Ndërsa jugu përballet me vërshimin e ujërave ne veri, kane nisur reshjet e borës.
 
I gjithë qarku i Kukësit është zbardhur mëngjesin e se dielës. Reshjet e dëborës nisen rreth orës 3 dhe në qytetin e Kukësit, trashësia arriti në 4 centimetra ndërsa në zonën e Valbonës dhe Qafë Shllakut rreth 30 cm.
 
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Ne rrugën e kombit trashësia shkon ne 10 cm në zonën e Tunel-Kalimash ndërsa borëpastrueset janë ne gatishmëri për ta mbajtur aksin nacional të hapur.
 
Reshjet e borës kanë pushuar, ndërkohë disa zona te thella vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re