Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshjet e borës në qarkun e Korçës. Si pasojë situata paraqitet  tejet e rënduar. Trashësia ka shkuar nga 30 cm në qytete e fshatra deri në 2 m në majë të Mashkullores në njesinë Vithkuq të Korçës.

Megjithatë të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por keshillohet përdorimi i gomave dimerore, ndersa në aksin Korçë Dardhë është i domosdoshem përdorimi i zinxhireve. Fshatra të tërë të bllokuar për shkak të trashësisë se madhe të borës. Bëhet fjalë për të gjitha fshatrat e njësive Dardhas, Trebinjë, Proptisht, Velçan në bashkinë Pogradec të cilët perveç bllokimit nga bora, nga mëngjesi i sotëm vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

Sipas kryetarit te bashkisë Devoll Eduard Duro, situata është e rëndë edhe në të gjitha fshatrat e Devollit të Siperm, ndërkohë që me probleme dhe të izoluar janë edhe fshatrat e tjere malore te njesisë Proger.

Të izoluara janë të gjitha fshatrat e njesisë administrative Lekas dhe Vithkuq, në bashkinë e Korçës ku herë pas here ka pasur edhe probleme të furnizimit me energji elektrike. Në qytetin e Korces është punuar për  pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugeve, por situata paraqitet e rëndë në rrugicat e qytetit për shkak të trashesisë se borës.

Situatë  e rëndë paraqitet edhe në 35 fshatrat e njesive Gorë dhe Moglicë në bashkinë e Maliqit. Ndërsa aksi rrugor Maliq Lozhan është i kalueshem me veshtiresi dhe zinxhire, eshte krejt i pamundur komunikimi me fshatrat e kesaj zone, te cilat kane pasur edhe probleme te herepashershme me energjine elekrike.

Kryebashkiaku i Kolonjes ka bërë me dije se të izoluar janë fshatrat e njësive Novosele, Clirim dhe disa fshatra te njesise Leskovik. Fshatrat e njesise Novosele jane pa energji elektrike. Burime zyrtare pranë juglindjes se vendit thanë se po punohet për të hapur rrugët drejt qendrave të njësive dhe me pas ato të fshatrave.

Burime zyrtare bëjnë me dije se grupe të shumta të OSHEE janë në terren duke punuar për rikthimin e energjise elektrike, cka vështirësohet mjaft nga bora, gjatësia e linjave, amortizimi i linjave apo edhe nga shtyllat e rrezuara.

Nga ana tjetër vijon të jetë e ndaluar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në pikat e Kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës deri në normalizimin e situatës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re