Kryeqyteti spanjoll Madrid u godit të premten në mbrëmje nga një stuhi dëbore, e pashembullt në 50 vitet e fundit, e cila shkaktoi kaos në trafik dhe mahniti banorët e mësuar me dimra të butë.

Televizioni publik spanjoll e quajti stuhinë e dëborës si Philomena – “një stuhi dëbore historike”. Hera e fundit që bora goditi aq shumë ishte në mars 1971.

“E pabesueshme”, tha një i ri në rrugë me atlete, i papërgatitur për kushtet me dëborë.

“Ne kërkojmë falje, por u mbyllëm më herët për shkak të motit të keq”, lexohet në një derë supermarketi në qendrën e qytetit.

Në rrethrrotullimin përreth portave të qytetit të vjetër të Puerta de Alcalá disa makina mezi po lëvizin. Policia e Madridit po u bën thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi përveç në raste urgjente dhe të mos përdorin makina.

“Situata është shumë e vështirë. Unë u kërkoj qytetarëve të mos dalin nëse vërtet nuk kanë nevojë,” tha Kryetari i Bashkisë Martínez-Almeida. “Ne nuk kemi pasur dëborë si kjo në 50 vitet e fundit,” tha ai.

“Situata është më e vështirë në dhe përreth Madridit,” tha ministri spanjoll i Transportit Hoze Luis Abalos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re