Skip to content

Bora vështirëson qarkullimin, probleme në zonat e verilindjes

Dëbora ka vështirësuar lëvizjen e banorëve në zonat e thalla malore të Dibrës.

Probleme janë shfaqur ne Lure, Kalane e Dodës dhe Trebishtit ku qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë pasi trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Veshtiresi janë shfaqur dhe në aksin Bulqizë – Qafa e Buallit. Për drejtuesit e mjeteve shqetesimi kryesor mbetet mjergulla e dendur dhe akulli në rrugë.

Ndërsa sa i takon akseve nacionale ato janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme.