Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë. Fshatrat turistikë Voskopojë e Dardhë janë zbardhur, ndërsa nuk raportohen problem ne qarkullimin e mjeteve. Borëpastruesja ka nisur që pasditen e së dielës punën dhe shpërndarjen e kripës në akset ku kalojnë turistet.
 
Edhe në veri të vendit kanë nisur reshjet e dëborës, madje me intensitet të lartë. Që në orët e para të mëngjesit, Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura. Në qytet trashësia e borës arin në disa centimetra.
 
Aksi Kukës – Tunel i Kalimashit në rrugën e Kombit, në orët e para të mëngjesit pati probleme pas nisjes së  reshjeve. Gjashtë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Aktualisht në rrugën e kombit  qarkullimi është normal  dhe bëhet pa zinxhir.
 
Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe Peshkopinë e Bulqizën. Në qytet trashësia arrin deri në 10 cm, ndërsa në zona të thella si Lura dhe Kalaja e Dodës mbi 40 cm. Rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa aksi Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd kalohen vetëm me zinxhirë.
 
Temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta e për pasojë reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë. Deri më tani nuk është raportuar për probleme me energjinë elektrike apo furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa bashkitë janë  në gatishmëri për situatën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re