Qyteti i Tiranës dhe Elbasanit është mbuluar nga bora këtë të mërkurë.

 

Edhe pse në Tiranë dëbora ishte e imët dhe shkriu shpejt, Elbasani u zgjua me një pamje krejt tjetër këtë mëngjes.

 

Por krahas këtyre dy qytetëve, edhe zonat e tjera të vendit dhe kryesisht ato malore u mbuluan nga bora duke shkaktuar probleme dhe në qarkullim.

 

Në Korçë trashësia e borës ka arritur në 10 cm ndërsa në zonat periferike deri në 20 cm.

 

Ndërsa në Gjirokastër niveli I borës ka arritur në 2 cm.

 

Si pasojë e reshjeve të dëborës, janë krijuar vështirësi në qarkullim në rrugën Elbasan-Qafë Thanë.

 

Aks që është I kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të akullit dhe borës së rënë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re