Është lënë e lirë nga Policia e Tiranës studentja Ana Azizaj e cila u thirr për të dëshmuar në lidhje me mbishkrimet në banesën e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt.

 

Në lidhje me shoqërimin në polici të Ana Azizajt pati reagim nga radhët e LSI, e cila e cilësoi si një turp nga ana e policisë.

 

Reagimi i LSI duket se ka ardhur pasi Ana Azizaj është një aktiviste e kësaj force dhe madje ka qenë dhe kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në vitin 2017.

 

Azizaj ishte e 36-ta në listë ndërsa njihet gjithashtu dhe si tepër aktive në protestat e organziuara nga LSI.

 

Të shtunën pas reagimit të ambasadorit të OSBE, Borchardt I cili dënonte dhunën e ushtruar dhe I bëntë thirrje Bashës e Kryemadhit që të mbanin përgjegjësi, të rintjë e LRI dhe FRPD shkuan në shtëpinë e tij dhe shkruan në mur “Borchardt shame on you”.

 

Në lidhje me këtë ngjarje pati reagim të gjerë nga e gjithë trupa diplomatike në vend si dhe më gjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re