Skip to content

Bordi i (anti) transparencës/ Shoqëria civile kërkon të dhëna, ekspertët: I kaloi koha, nuk sjell zgjidhje

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Funksionon prej tre muajsh, por deri më sot Bordi i Transparencës nuk ka treguar asnjëherë sasinë e karburanteve të importuara gjatë periudhës së krizës dhe me çfarë çmimesh janë blerë në bursë.

 

Në kërkim të transparencës, përfaqësues të Shoqërisë Civile i drejtuan disa pyetje bordit, për të kuptuar sesi arrijmë në përcaktimin e çmimit final për konsumatorët.

 

Edhe ekspërtët mendojnë se bordi nuk po e kryen detyrën siç duhet dhe se mblidhet vetëm për të rritur çmimin.

 

KLODIAN MUÇOEKSPERT PER EKONOMINE

“Gjatë muajve të fundit, shohim që bordi mblidhet sa herë ka rritje të çmimit. Në të shkuarën çmimet përcaktoheshin çdo ditë dhe çdo ditë ndryshonte bursa, sot çmimi përcaktohet tendencialisht kur është në rritje dhe për ditë të tëra rri po aq. Ka pika të tjera që shesin më pak. Ose bordi nuk përcakton marzhet më të ulëta për tregtarët, ose e bën në mënyrë kalimtare këtë punë.”

 

Në kushtet kur nuk dihet se kur mund të përfundojë kriza, ekspertët shtojnë se funksionimi me borde duhet të marrë fund dhe qeveria të mendojë për skema mbështetëse për qytetarët.

 

KLODIAN MUÇOEKSPERT PER EKONOMINE

“Bordi u krijua për pak ditë që të qetësonte qytetarët. Jemi vendi i vetëm që kemi ngritur një bord transparence për naftën, duhet subvencionimi, heqja e një pjese të taksave, mbështetja e konsumtarorëve. Shteti duket sikur është bërë pjesë e kartelit të naftës.”

 

Në mbledhjen e fundit të tij, Bordi përcaktoi çmimin më të lartë për naftën që nga ngritja e tij , 258 lekë për litër. Për shkak të pakënaqësisë, qytetarët bënë thirrje në rrjetet sociale për fikje makinash në shenjë proteste, por askush nuk iu bashkua thirrjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë