Subscribe

Ngritja e bordit për fiksimin e çmimeve është një nga dështimet e qeverisë, e cila në thelb nuk po mbron interesin publik, por është bërë pale me operatorët e fushës. Rasti më konkret vërehet tek çmimet e karburanteve, që për ekspertët nuk po reflektojnë çmimet reale të këtij produkti në bursa.

 

“Është fakt që po të bëjmë një krahasim të thjeshtë me çmimet që naftës që kanë qenë para konfliktit dhe atyre që ofron sot në treg, çmimet duhet të ishin shumë më të ulta për qytetarët. Dhe ky është një nonsens i madh i këtij bordi pasi ai nuk po funksionin si një strukturë rregullatore, sikundër është në Maqedoninë e Veriut, por është bërë pale me bizneset”, shprehet Gjergj Buxhuku i Konfindustrias.

 

Buxhuku vijon më tej kur thotë se në përbërjen e këtij bordi pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga bizneset, ndërsa përfaqësimi i interesit publik mbetet përgjegjësi e qeverisë, e cila në këtë rast nuk po e përfaqëson.

 

“Po të shohim përbërjen e tij është nonsens, pasi këto biznese që duhet të jenë pjesë e kontrolleve për abuzim ulën në një tavolinë me qeverinë dhe përcaktojnë çmime, ndërsa abuzimet mbeten pa u ndëshkuar.”

 

Prej kohësh, çmimi i naftës në bursa ka qenë në nivelet e 100-105 dollarë për fuçi, ndërsa një ditë më parë, ky çmim arriti deri në 95 $. Por çmimet me pakicë janë ende larg reflektimit të bursës, pasi nafta prej ditësh vazhdon të shitet me 232 lekë për litër.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re