
Deri më sot, thuhet se 52 udhëheqës nga po aq vende të botës janë ftuar në Bordin e Paqes, dhe vetëm shtatë prej tyre, Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Shqipëria dhe Vietnami, kanë konfirmuar zyrtarisht qëllimin e tyre për të marrë pjesë.
Shumica e qeverive që kanë lëshuar deklarata zyrtare në lidhje me ftesat e tyre kanë treguar se çështja është “nënshtruar shqyrtimit politik dhe ligjor institucional”, ndërsa disa kanë theksuar nevojën për t’u konsultuar me partnerët e tyre.
Megjithatë, pritet që të ftohen udhëheqës të tjerë, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Trump për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën.
Kreu i qeverisë bëri me dije se kjo iniciativë e Shqipërisë, duhet të marrë dhe miratimin nga Kuvendi.
LEXO EDHE: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në “Bordin e Paqes” për Gazën



