Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, me 2 lek.

 

Nafta do të tregëtohet me 196 lekë nga 198 që ishte më parë.

 

Edhe benzina ka pësuar ulje çmimi ku nga 180 do të shitet me  175 lekë për litër, pra 5 lek më lirë.

 

Ndërsa gazi do tregëtohet me 69 lekë.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re