Bordi i Transperancës ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Në mbledhjen e zhvilluar në datën 14 maj u vendos që duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme, pra 15 maj, çmimi për naftën të rritej sërish, duke shkuar në 237 lekë për litër.

Ndërkohë benzina do të shitet me 234 lekë për litër dhe gazi me 90 lekë për litër. Këto çmime mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Njoftimi i Plotë:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re