Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Ky është vendimi i dytë që Bordi merr brenda 24 orësh.

 

Në krahasim me çmimet e vendosura një ditë më parë, Bordi ka ulur çmimin e naftës me 4 lekë dhe atë të benzinës me 1 lekë. Ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

 

Nga sot, një litër naftë do të shitet me 206 lekë/litri, benzina me 191 lekë/litri dhe gazi me 69 lekë/litri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re