Situatë e rëndë paraqitet në zonat malore të Qarkut të Korçës. Më shumë se dhjetë fshatra në njësitë administrative Moglicë dhe Gorë në Bashkinë e Maliqit prej tre ditesh janë bllokuar.

 

Nga ana tjetër të bllokuar janë edhe shtatë fshatra në Njesine Administrative Dardhës ashtu siç kanë vështirësi të mëdha në qarkullim banoret e fshatrava Propetisht, Trebinjë e Velçan të kësaj Bashkie.

 

Të bllokuar janë edhe banorët e fshatit Panarit si dhe disa fshatra të Njesisë Administrative Lekas në Bashkinë e Korçës. E veshtirë paraqitet situata edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm. Nga ana e Bashkive po punohet për normalizimin e situatës, por ulja e temperaturave ka shtuar vështirësinë pasi prania e akullit në rrugë është shumë e madhe.

 

Ndaj dhe për këtë policia rrugore ju ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet në zonat malore ndërkohë që duhet të përdorin zinxhirët në të gjitha rrugët e tjera rurale. Burime pranë OSHEE bëjnë më dije se nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re