Skip to content

Borë në pranverë/ Juglindja dhe Verilindja nën “pushtetin” e të ftohtit dhe reshjeve (FOTO)

Ndodh rrallë që në prill, atëherë kur të gjithë presin ardhjen e plotë të pranverës, në pjesën më të madhe të territorit të juglindjes dhe verilindje të ketë reshje bore, të ngjashme me ato të një dimri të vërtetë.

Paraditja e sotme e gjeti Korçën qytet, zonat e Librazhdit, Bulqizës, Dibrës e deri në lartësitë e Kukësit dhe Pukës me reshje bore dhe temperatura të ulëta.

Por, ky mot i ftohtë dhe me reshje shiu në thuajse të gjithë territorin e vendit, vjen edhe në një moment të keq për të gjithë shqiptarët që ndodhen në izolim për shkak të pandemisë së Covid 19.