Skip to content

Boris Johnson: Brexit, një fillim i ri për Britaninë

boris johnson epa 13

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian do të thotë “një ndryshim” dhe “agimi i një epoke të re”, tha kryeministri Boris Johnson, i cili dëshiron të bashkojë vendin pas tre vjet e gjysmë ndarje mbi Brexit.

“Ky nuk është fundi, por fillimi”, tha udhëheqësi konservator në fjalimin e tij drejtuar kombit të premten, një orë para daljes historike të Mbretwrisw sw Bashkuar, i cili do të jetë vendi i parë që largohet nga BE.

“Ky është një moment i rinovimit dhe ndryshimit të vërtetë kombëtar,” tha Johnson.

Boris Johnson dëshiron të lërë pas ndarjet që po i përçajnë britanikët pas referendumit të vitit 2016, në të cilin 52 përqind votuan për Brexit.

“Puna jonë në qeveri – puna ime – është të bashkojmë vendin dhe ta çojmë përpara.”

Kryeministri Johnson do të festojë Brexitin në Sunderland, në një seancë ministrore që ai do të kryesojë.

Qyteti në veri-lindje të Anglisë, i cili votoi për Brexit me 61 përqind në referendumin e 2016-ës, është prodhuesi më i madh në Evropë i Nissan-it japonez.

E ardhmja e asaj fabrike do të ishte e pasigurt në rastin e Brexitit të vështirë, i cili u evitua nga një marrëveshje shpërbërjeje me Brukselin.