Skip to content

Boris Johnson dorëzon detyrën/ “Koha që të gjithë të mbështesim Liz Truss”

Boris Johnson largohet nga Downing Street. Ish-kryeministri britanik i cili udhëhoqi vendin për tre vite, mbajti fjalimin e tij të fundit para se të nisej për në Skoci ku do t’i ofrojë zyrtarisht dorëheqjen Mbretëreshës Elisabetë. Në fjalimin e tij Johnson tha se ishte krenar për atë që kishte bërë për Britaninë dhe tani largohej i qetë.

 

BORIS JOHNSON

ISH-KRYEMINISTËR I BRITANISË

“Tani jam si një nga ato raketa përforcuese që ka përmbushur funksionin e saj dhe largohen butësisht në atmosferë, por do t’i ofroj kësaj qeverie asgjë tjetër veçse mbështetjen më të zjarrtë.”

 

Johnson përmendi papunësinë e ulët si një nga arritjet e tij më të mëdha në detyrën si kryeministër i Britanisë së Madhe. Ai tha se më shumë investime kishin mbërritur në Britani këto tre vite sesa në Francë, Gjermani dhe Izrael të marrë së bashku.

 

 

Vendin e tij do ta zërë Liz Truss, teksa Johnson u bëri thirrje konservatorëve që të qendrojnë të bashkuar dhe të mbështesin kryeministren e re në punën e saj. Ai tha se do të mbështeste Liz Truss.

 

 

BORIS JOHNSON

ISH-KRYEMINISTËR I BRITANISË

“Është koha që ne të gjithë të mbështesim Liz Truss, ekipin e saj, dhe programit të saj, dhe të ofrojmë për njerëzit e këtij vendi. Sepse këtë duan njerëzit e këtij vendi. Kjo është ajo që ata kanë nevojë. Dhe kjo është ajo që ata meritojnë. Unë do të mbështes Liz Truss dhe qeverinë e re në çdo hap të rrugës.”

 

Tashmë në karrigen e kreut të Downing Street do të ulet Liz Truss e cila pas mandatit nga Mbretëresha për forminin e qeverisë pritet të perballet me sfida teksa vendi është në krizë energjitike.