Ish-ministri i jashtëm Britanik, njëkohësisht nismëtari i Brexit-it, mori 114 nga 313 votat e hedhura për t’u bërë lideri i Partisë Konservatore, e rrjedhimisht edhe kryeministër i Britanisë së Madhe.

Boris Johnson me shumicë votash fitoi raundin e parë të votimeve në garën për të zëvendësuar kryeministren britanike në largim, Theresa May. Ai po kandidon me shtatë aspirantë të tjerë për postet në fjalë.

“Faleminderit miqve dhe kolegëve të mi në Partinë Konservatore dhe Unioniste për mbështetjen tuaj. Jam i kënaqur që po fitoj votimin e parë, por kemi një rrugë të gjatë përpara”, tha politikani kontrovers në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re