Boris Johnson u zotua të ndalojë pagesën e shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Evropa, derisa BE të dakordohet për kushte më të mira të “divorcit”. Pagesa prej 39 miliardë dollarësh pritej të finalizohej pas realizimit të marrëveshjes mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Johnson u zotua për një sërë masash si “mbajtja e parave, ndryshimin e marrëveshjes së kufirit me Irlandën e Veriut, dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të BE-së në Britani, nëse ai zgjidhet si lideri i Partisë Konservatore.

“Dështimi i procesit Brexit, me ose pa marrëveshje deri në fund të tetorit, kërcënon mbijetesën e partisë”, paralajmëron Johnson. Ai mendonte se Mbretëria e Bashkuar ka ranë dakord të pranoj të ashtuquajturën “kontroll divorci” para se të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare.

“Unë mendoj se miqtë dhe partnerët tanë duhet të kuptojnë se paratë do të mbahen deri në kohën kur ta kemi më të qartë rrugën që na pret”, tha ai në një intervistë për gazetën Sunday Times. Paratë, tha ai, ishin një “tretës dhe lubrifikant i madh” në arritjen e një marrëveshjeje të mirë.

Johnson është një favor i hershëm për të fituar garën e lidershipit të Partisë Konservatore. Një sondazh i opinionit publik i anëtarëve të partisë, e vuri Johnson në epërsi të qartë, në 43 për qind, ndërsa bashkëpartiakun e tij Michael Gove si të dytin, me 12 për qind.

Pavarësisht përkrahjes, Johnson nuk pranoi të marrë pjesë në debatet televizive që po organizohen nga BBC, ITV dhe Sky.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re