Mjeku Pëllumb Pipero tha se është e dhimbshme por edhe tragjike fakti që kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar në terapi intensive për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Duke u nisur edhe nga ky fakt, mjeku Pipero theksoi se asnjë nuk është imun nga ky virus.

Ndaj duhet t’i shmangemi duke qëndruar në shtëpi.

“Është e dhumbshme, është e vështirë shumë nëse futet në trajtim intensiv dhe nëse intubohet por edhe tragjike se e mori fillimisht si me lehtësi. Ky virus nuk kursen asnjë, të gjithë jemi të pambrojtur, e vetmja mënyrë është të shmangemi sa kohë s’ka asnjë medikament beteja me të është shumë e vështirë”, tha mjeku në një lidhje me emisionin “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re