Kryeministri Boris Johnson, është shfaqur mjaft agresiv ditën e sotme në parlamentin britanik. Ai u shpreh se nuk është dakord me vendimin e Gjykatës Supreme, por do ta respektojë atë.

Gjykata vendosi ditën e djeshme, se pezullimi i parlamentit nga kryeministri, ishte një akti i paligjshëm dhe për rrjedhojë nuk ka prodhuar asnjë efekt.

Në fjalën e tij në parlament, Johnson sfidoi opozitën, duke thënë se ata mund të përgatisin një mocion mosbesimi për qeverinë e tij dhe kjo gjë të votohet që ditën e nesërme.

“Përgatisni  një mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe mund të votojmë nesër. Nëse një nga partitë e vogla kërkon ta provojë, përgatisni mocionin, do t’ju japim kohë për të votuar“, u shpreh Johnson në parlament.

Kryetari i opozitës, Jeremy Corbyn, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa ky i fundit e akuzoi Corbyn, se kërkon të shtyjë pa asnjë arsye daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe se “është i fiksuar pas idesë së përmbysjes së rezultatit të referendumit”.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re