Si përfundoi Boris Johnson duke udhëtuar në gjendje të dehur në një rrugë fshati në Holandë?

Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur një shtyllë dritash pranë Groningenit.

Te ai u gjet një patent false ukrainase në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij. Megjithatë, ishte lëshuar në 2019 dhe supozohej të skadonte… në 3000.

Autori 35-vjeçar i ngjarjes nuk ka mundur të thotë se kush është, ndërsa ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Policia e arrestoi dhe në kontroll i gjeti patentën.

Fatkeqësisht për të, ne nuk e kemi “përtypur” falsifikimin e tij”, shkruan policia në Instagram.

Patenta fallco duket se vjen nga Ukraina, ku çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re