Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë një “dëshirë për fuqi”, tha kreu i diplomacië së Brukselir Joseph Borell këtë të dielë, , ditën e tretë dhe të fundit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

“Ndikimi i BE-së vjen nga tregtia dhe të drejtat e njeriut, por kjo nuk është e mjaftueshme,” tha Borell. “BE duhet të zhvillojë një etje për fuqi,” tha ai.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë pohon se qeveritë evropiane duhet të tregojnë një gatishmëri për të ndërhyrë në krizat ndërkombëtare, përndryshe politika e jashtme evropiane do të mbetet “e paralizuar”.

BE është tregu më i madh në botë, por shpesh nuk flet një gjuhë të vetme sepse politika e jashtme kërkon konsensusin e anëtarëve, vuri në dukje Borrell.

“Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë, jo vetëm të komentojmë dhe të shprehim shqetësimin,” beson Borrell.

Pikëpamjet e qeverive evropiane ndryshojnë në një varg temash të politikës së jashtme, duke filluar nga Venezuela dhe Libia deri në atë se si të pozicionohen në politikën e “Amerikës së Parë” të SHBA

Qeveritë evropiane gjithashtu janë të ndara sipas planit amerikan për Lindjen e Mesme dhe nuk mund të bien dakord për një mision detar për të zbatuar një embargo armësh për Libinë.

“Nëse nuk arrijmë të sjellim paqe në Libi, unë dyshoj se kemi kapacitet për të vepruar,” paralajmëroi Borrell.

“Kur nuk ka konsensus, mazhoranca duhet të veprojë”, tha diplomati spanjoll.

Presidentja e Komisionit të ri Evropian, Ursula Von der Layen, tha se ajo dëshironte një “komision gjeopolitik” që rrit aktivitetin diplomatik, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Një Evropë me ndikim është një nga prioritetet e Presidencës së Kroacisë në BE në gjysmën e parë të vitit 2020.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re