Shefi për politikë të jashtme në BE, Joseph Borrell ka kërkuar të shmanget përshkallëzimi i situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Bruksel ai deklaroi se kjo situatë kërkon masa në mënyrë të shpejtë dhe urgjente.

“Kemi diskutuar për dialogun për paqen në Prishtinë. Dje në Luksemburg kam bërë të qartë që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërfyesin që është vënë në tavolinë.

Kjo situatë kërkon masa në mënyrë të shpejtë, urgjente dhe shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjencë dhe e kanë humbur durimin para kësaj situate që po përkeqësohet gjithmonë e më tepër dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re