Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përshëndeti hyrjen në fuqi të  liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Borrell e vlerësoi hapjen e kufijve si një vendim historik të BE-së.

“Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën ‘Shengen’ përmes liberalizimit të vizave”, u shpreh shefi i diplomacisë europiane./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re