Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha se Turqia ka marrëdhënie të mira me Ukrainën dhe Rusisë dhe se në këtë proces ka bërë një punë mjaft të mirë.

Në një deklaratë për gazetën “Frankfurter Allgemeine”, Borrell vuri në dukje se ndërmjetësit idealë në luftën e Ukrainës janë Turqia ose Kombet e Bashkuara (OKB) dhe tha se “Në këtë proces Turqia po bën një punë mjaft të mirë. Ka marrëdhënie të mira me të dyja palët por në pozicionin e ndërmjetësimit sigurisht që më e mira është të përfshihet OKB-ja”.

Duke vënë theksin se BE-ja nuk mund të bëhet ndërmjetëse, Borrell tha: “Ne nuk mund të bëhemi. As Rusia nuk na pranon ne, dhe as ne nuk e pranojmë Rusinë si ndërmjetëse. Edhe Kina nuk bën, sepse edhe ata paraqesin një qëndrim pro-rusëve”.

– Premtim për më shumë mbështetje ndaj Ukrainës

Borrell nënvizoi se BE-ja do të bëjë me shumë se çka bërë deri më tani për objektivin që Ukraina të fitojë luftën.

“Këto janë si furnizimi me armë për Ukrainën, dobësimin e ekonomisë së Rusisë dhe izolimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare. Nuk i kuptoj ata që thonë se sa më shumë armë t‘i jepen Ukrainës, aq më shumë do të zgjasë lufta dhe aq më shumë do të shtohen vuajtjet e ukrainasve. I pyes këta njerëz: A ka rëndësi se si përfundon kjo luftë? Të dorëzohen, të gjunjëzohen ukrainasit? Të copëtohen nga rusët? Kjo është ajo që duam? Këta njerëz thonë se edhe lufta do të përfundojë nëse atyre nuk u dorëzohen armë, por po më pas?”, tha Borrell duke shtuar:

“Shikoni, luftërat përfundojnë me negociata, por në tryezën e negociatave mund të uleni në një pozicion të fuqishëm dhe ajo që po bëhet tani është që ukrainasit të vendosen në këtë pozicion. Këtë temë do ta diskutojmë edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve G-7 që do të mbahet të enjten në Weissensee, presidenca e të cilës aktualisht është e Gjermanisë”.

– “Kemi nevojë për një zgjidhje që u përshtatet të gjithëve”

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell tha se në të kaluarën kanë qenë mjaft të sinqertë aq sa për t‘i besuar vetëm dhe plotësisht Rusisë në çështje të caktuara. “Në Gjermani nuk kishte ndonjë terminal të LNG-së. Duhet të pranojmë se në të shkuarën kemi bërë një gabim të cilin tani duhet ta rregullojmë. Procesi i vazhdimit do të zgjasë pak, por do të shpëtojmë nga gazi rus”, tha ai.

“Vende si Hungaria kanë arsye logjike objektive për të thënë ‘Ne nuk kemi vijë bregdetare dhe tubacion të veçantë për cisternat e naftës‘. Për këtë arsye kemi nevojë për një zgjidhje që u përshtatet të gjithëve”, tha Borrell, duke shtuar se askush në BE nuk mund ta ndalë brenda një nate furnizimin e gazit natyror dhe të naftës nga Rusia.

Lidhur me misionin e BE-së për të trajnuar Forcat e Armatosura të Malit në rajonin e Sahelit, Borrell tha se në Sahel kemi të bëjmë me terrorizëm, krime, grindjet bari-fermer, etnitë dhe trazirën artificiale kufitare.

“Mesazhi kryesor këtu ka qenë – Nuk mund ta zgjidhni këtë duke dërguar tanket Leopard. Kjo është një ndërhyrje edhe civile edhe ushtarake. Luftën atje, nuk mund ta përfundoni nëse nuk fitoni paqen. Ky proces ka komponentë të fuqishëm politik dhe social”, tha Borrell.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re