Ka nisur këtë të hënë transferimi i 1.500 refugjateve nga kampet e ishullit Lesvos drejt qyteteve kryesore të Greqisë. 635 persona u nisën për në Selanik me varkën “Caldera Vista”. Ndërsa të tjerët do të zhvendosen me anijen”Aqua Blue” drejt qytetit të Kilkis e më pas për në portin e Pireut.

 

Transferimi i refugjatëve nisi në orën 4:00 të mëngjesit dhe në këtë operacion u mobilizuan policia greke, roja bregdetare si dhe forcat e armatosura. Ndërkohë mbrëmjen e të dielës, 125 refugjatë të tjerë mbërritën në ishullin Lesvos nga Turqia.

 

Largimi i dy anijeve nga ishulli vjen pas vendimit të qeverisë së Micotaqis sipas te cilit refugjatet duhet te transferohen ne qendrat pritëse ne qytetet kryesore te vendit

 

Gjithashtu qeveria vendosi zhvendosjen e menjëhershme te 116 fëmijëve për t’u ribashkuar me familjet e tyre në vendet e tjera të Bashkimit Evropian me të cilat tashmë është arritur marrëveshja.

 

Hap tjetër I rëndësishëm është angazhimi I 10 anijeve të reja për reagim të shpejtë në rast të lëvizjes së refugjatëve nga brigjet turke në drejtim të Greqisë. Kjo iniciativë vjen pas takimit të kryeministrin Qiriakos Micotaqis në Berlin me homologen gjermane Angela Merkel.

 

Por vendimi i kabinetit te Qiriakos Micotaqis ka ngjallur mjaft debate në politikën greke. Sipas partisë opozitare SYRIZA të Aleksis Ciprasit, qeveria nuk ka të drejtë të bëjë lojëra politike në kurriz të njerëzve në vështirësi si dhe në kurriz të shoqërisë greke.

 

Ndërsa Micotakis i është përgjigjur akuzave duke theksuar kjo nuk është një çështje kombëtare, por është një kauzë evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re