Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, biznesmenin e pllakave Nikolin Janina.

Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për biznesmenit, deri në mbërritjen e dosjes nga autoritetet spanjolle ndaj 56-vjeçarit. Janina, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore atje, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.

Referuar hetimeve të autoriteteve spanjolle, dyshohet se Janina trafikonte heroinë, morfinë e opium në vendet e BE-së. Dyshohet se 56-vjeçari drejtonte një grup kriminal, ky policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë këtij grupi. Kujtojmë se 56-vjeçari ishte nën fokusin e hetimeve në nëntor të 2017 për pasurinë e tij nga ish-prokuroria e Krimeve të rënda. Më u vendos që pronat e tij me vlerë 4 milionë euro të sekuestroheshin pasi të ardhurat e tij nuk i justifikonin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re