Skip to content

Bota e medias dhe shtypit të shkruar në zi, Covidi i merr jetën ish-gazetarit të njohur të TVSH-së

Ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19, gazetari i njohur Lek Plani. Plani njihet për një karrierë të gjatë në media, ku ka qenë pjesë e TVSH-së dhe Deutsche Ëelle në shqip dhe Radio Shkodrës.

Lajmin e ka bërë me dije Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me anë të një shënimi në rrjete sociale.

Njoftimi i UGSH: Siç njofton kolegu dhe kryetari i UGSH qarku Shkoder Gasper Marku, sot ka humbur betejen me COVID-19 gazetari i njohur, miku dhe bashkepunetori i shkelqyer, i mirenjohuri i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Ëelle në shqip, si dhe i mediave te tjera lokale, Lek Plani.

Për orarin e ceremonisë mortore, do të njoftohet në një moment të dytë.

Ngushëllime familjes “Plani”!

Pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka! Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

/faxweb