Skip to content

Bota e muzikës në zi, këngëtarja e njohur ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

Këngëtarja britanike, Denise Johnson ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Një deklaratë nga familja e saj konfirmon se ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje prej kohësh dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar.

Ajo njihet për vokalin e muzikës së lehtë e ritmike afro-britanike të viteve 1990-të me grupin Primal Scream dhe albumin e tyre Screamadelica. Kishte njoftuar se në shtator do të sillte albumin e parë solo akustik.

Që pas lajmit të ndarjes nga jeta, nisën shprehjet e ngushëllimeve në rrjete sociale.

/faxweb