50 arstistë shqiptarë janë bërë bashkë me një video-mesazh të rëndësishëm në këtë kohë pandemie.

Artistët u mblodhën bashkë duke sjellë në një mënyrë origjinale këngën e famshme “Shqipëri o vendi im”, një tekst i Hysni Milloshit, i orkestruar nga Avni Mula.

Nën organizimin e Suzana Turkut dhe pjesëmarrjen e Inva Mulës, Kastriot Tushës, Vikena Kamenicës, etj., artistët sollën këngën në kushtet e distancimit social ku secili u bë i pranishëm përmes celularit nga shtëpia e tij.

Dirigjentja Suzana Turku në një lidhje me “ABC News” ka treguar për gazetarin Endri Xhafo detaje të video-mesazhit, “Shqipëri o vendi im”, sa prekës aq edhe frymëzues.

“Bota e përsosur falë dashurisë njerëzore për jetën”,  është edhe mesazhi i artistëve të mirënjohur.

“Në periudha të rëndësishme të historisë janë artistët që japin mesazhe të forta. Duke parë se çfarë ndodh në të gjithë botën e cila është në një luftë me një armik të padukshëm, mendova që edhe ne mund të japim diçka dhe mendova për këngën e Avni Mulës

Menduam ti japim përmasat që ajo meriton.

Të gjithë këngëtarët bënë regjistrimet, në bashkëpunim me njërit-tjetrin arritëm të sillnim këtë projekt të madh”, u shpreh dirigjentja Suzana Turku.

Ajo theksoi se java e parë për të ishte stresuese. Deri në momentin që e pranuan këtë mënyrë jetesë, atëherë punuan edhe mbi krijimin e kësaj ideje.

“Besoj që me këtë ide kemi punuar gati një jave. Për të arritur realizimin e këtij produksioni është bërë një punë kolosale”, u shpreh ajo. Sa më shumë të ruajmë veten shoqërinë, është një vlerësim maksimal për mjekët, vullnetarët.

Besoj se ne të gjithë do t’ja dalim së bashku. Të gjithë ata pjesëmarrës në këtë produksion janë të gjithë të mëdhenj dhe në këtë situatë të vështirë kanë dhënë një kontribut të madh me një shpirt dhe një emocion të lartë”, u shpreh Turku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re