Bota është një balerinë, për secilin ajo kërcen një çast shumë të vogël.

Duhet ta njohësh vetveten andaj pyetu: Kush isha, kush kam mundur të jem, cili është dashur të jem, kush do të jem?

Gruaja është litar në këmbë, ndërsa fëmijët litar në qafë.

Korbi duke mësuar të fluturojë si mjellmë harroi të ecë.

Fija e hollë qep bukur.

Femrat fitohen si disa kështjella, nga dalja e tyre sekrete.

Çka nuk e shëron mjeku, e shëron Ramazani.

Dashnorja që të jep trupin, por jo zemrën, të jep trëndafila pa gjemba.

Aty ku bashkohen shumë vetë në një veprim edhe po humbën s’është fatkeqësi.

Kush krenohet, do të përulet.

Mos gjyko asnjeri derisa nuk ke ecur dy muaj me këpucët e tij.

Në fillim të jetës njerëzore qëndron- paditura, në moshën e pjekurisë- vuatja, ndërsa në pleqëri- pikëllimi.

Nga hapja e gojës mund të lindin 7 të këqija.

Njëqind të ditur kanë të njëjtin mendim, çdo budalla ka të vetin.

Rëndësia e leximit për njeriun të cilit i mungon mençuria, është e njëjtë me rëndësinë që ka pasqyra për njeriun e verbër.

Shkon i eturi te pusi e jo pusi te i eturi.

Të jesh i rrethuar nga xhuxhët nuk do të thotë se do të bëhesh gjigant.

Të ngrënit e bën njeriun që qëndron ulur me përmasa të mëdha; ndërsa njeriun që qëndron në këmbë e bën të fortë.

Bota është një mulli, kush futet në të do të bluhet prej saj.

Deti s’njeh komshi, princi s’njeh miqësi.

Gratë janë si macet, nuk bien kurrë në kurriz.

Gruaja sheh të burri fuqinë që duhet thyer, por edhe dobësinë që duhet mbrojtur.

Miza kapet me mjaltë.

Të kesh mëshirë për të liqtë, do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve.

Varfëria bën hajdutë, ndërsa dashuria poetë.

Puthja është si uji i kripur, po e pive të shton etjen.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re