Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me vdekjen e Henry Kissinger, ish sekretarit amerikan të shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati thotë se me vdekjen e tij bota humbi një pasur të madhe në strategji dhe diplomaci.

Bushati shprehet se trashëgimia e çmuar e Henry Kissinger do të jetë e vlefshme përgjithmonë.

“Me vdekjen e Henry Kissinger, bota humbi një pasuri të madhe në strategji, diplomaci dhe analizë të mprehtë të çështjeve botërore që formësuan marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë gjithë shekullit XX. Është e vështirë të parashikohet se si do të formësohet shekulli XXI. Megjithatë, trashëgimia e çmuar e Henry Kissinger padyshim që do të jetë e vlefshme përgjithmonë”, shkruan Bushati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re