Ish-presidenti Bamir Topi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.

Përmes një mesazhi, Topi thekson se bota humbi një personalitet unik në llojin e tij, ndërsa shton se Kissinger ishte veçanërisht i interesuar për shqiptarët dhe njihte rolin e tyre parësor në stabilitetin ballkanik.

“Kissinger ishte arkitekti i paqes në botë dhe diplomat i nivelit më të lartë”, shprehet ish-kreu i shtetit.

Mesazhi i Bamir Topit

Ndarja nga jeta e Henry Kissinger. Bota humbi nje personalitet unik ne llojin e tij. E kam admiruar gjithmonë ate njeri, qysh nga rinia ime.

Arkitekt i paqes ne bote dhe diplomat i nivelit me te larte. I privilegjuar qe e kam takuar dy here Kissinger. Ishte vecanerisht I interesuar per shqiptaret dhe njihte rolin e tyre paresor ne stabilitetin ballkanik. Ngushellimet me te sinqerta familjes e kombit amerikan per kete burre te madh.

Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, ka vdekur në moshën 100-vjeçare, të mërkurën e 29 nëntorit, në shtëpinë e tij në Konektikat.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së tij.

Kissinger shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re