Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot në Stamboll deklaroi se “Bota islame në vitet e fundit po kalon përmes një procesi të dhimbshëm, është e qartë se kalojmë përmes një kohe të nxitjes me plotë kuptimin e fjalës”.
“Perëndimi tregoi fytyrën e vërtetë në çështjen e Sirisë dhe Arakanit”
Erdogan gjithashtu deklaroi se Perëndimi tregoi fytyrën e saj të vërtetë në çështjen e luftës në Siri, refugjatëve dhe gjenocidit në Arakan, shkruan aa.
“Indiferenca ndaj egërsisë e cila në shtatë vitet e fundit ndodh në Siri, sjellja çnjerëzore ndaj refugjatëve në kalimet kufitare, mos reagimi ndaj gjenocidit në Arakan, treguan fytyrën e vërtetë të Perëndimit. Në vend të vlerave si demokracia, të drejtat dhe liritë e njeriut, gjithnjë e më shumë vendin e tyre po e marrin anti-islamizmi, neonazizmi dhe racizmi”, ka thënë Erdogan. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re