Koronavirusi i ri është përhapur rreth e qark botës që me shfaqjen e rasteve të para në Kinën qendroren në dhjetor.

Më shumë se 4,200 njerëz kanë humbur jetën në të gjithë botën dhe më shumë se 110,389 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 rreth e qark botës. Numri i personave që janë shëruar tërësisht nga sëmundja është 66,583.

Nga 66,583 personat e shëruar, më shumë se 61,400 pacientë kanë qenë të Kinës dhe tashmë janë shëruar e janë dërguar në shtëpi.

Në një kohë kur agresiviteti i virusit është në rënie në Kinë, në vende të tjera si Italia apo Irani, situata paraqitet shqetësuese.

Kështu, në bazë të të dhënave të publikuara, këto janë 11 vendet që kanë rastet më të shumta me Covid-19 në botë:

Kinë: 80,785 raste, 3,158 vdekje

Itali: 10,149 raste, 631 vdekje

Iran: 8,042 raste, 291 vdekje

Korea e Jugut: 7,755 raste, 60 vdekje

Gjermani: 1,296 raste, 2 vdekje

Japoni: 1,264 raste, 19 vdekje (përfshirë edhe 696 raste të lidhura me korçaren Diamond Princess)

Spanjë: 1,204 raste, 28 vdekje

Francë: 1,116 raste, 30 vdekje

SHBA: 1,000 raste, 31 vdekje

Britani e Madhe: 382 raste, 6 vdekje

Irlandë: 382 raste, 4 vdekje /abcnews.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re