Koronavirusi ëhstë kthyer në mankthin e shumë vendeve në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 108,837 persona në të gjithë botën ndërsa numri i të infektuarve është  mbi 1.7 milionë qytetarë.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Deri më tani 396,693 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë që kanë numrin më të madh të viktimave dhe të infektuarve me Covid 19. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën mbi 20 mijë  duke u ndjekur më pas nga Italia dhe Spanja.

Italia deri më tani ka 19,468 viktima ndërkohë 16,353 persona kanë vdekur në Spanjë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re