Koronavirusi ka vendosur te gjithe botën në nje situate mjaft shqetesuese. Raportimet mediatike e shtojnë këtë situatë ankthi, kurse politikanët e papërgjegjshëm tentojnë të përdorin këtë gjendje për kredite politike, duke shtuar panikun.

Kjo nuk do të thotë se kjo është një betejë ne lehtë. Megjithatë lajmë të mira po nisin të vijnë nga mbarë bota.

Deri më tani sëmundja ka prekur 200 mijë njerëz dhe numri i jeteve të humbura po i afrohet 8 mijë. Por ka shpresë në horizont.

Në mbarë botën janë mbi 82 mijë të shëruar dhe ata janë kryesisht në
Kinë, atje ku nisi sëmundja. Në Kinë ka vetëm 13 raste të reja të
martën. Vetëm një prej tyre ishte infeksion i brendshëm.

Pavarësisht numrit të lartë të vdekjeve në Itali- që është kthyer në
vatrën e sëmundjes në Europë, rastet e konfirmuara atje po ngadalësohen.
Rastet po ngadalësohen edhe në Korenë e Jugut. Dje u regjistruan vetëm
74 të tilla, një rënie e ndjeshme me umrin 909 në kulmin e epidemisë.

Këto lajme vijnë në kohën kur studiesit holandezë të Utrehtit dhe
Roterdamit kanë zbuluar një antitrup që mund të kurojë me sukses
pacientët me sëmundjen, raporton Mirror. Kjo mund të bëjë që vaksina të
jetë gati shumë më shpejt nga sa ishte menduar. Një numër kompanish të
njohura në çdo vend të botës është në garë të ethshme për të gjetur
vaksinën dhe kurën, dhe testimet e para janë pozitive.

Në një tjetër zhvillim pozitiv, një bebe e porsalindur në Angli, e
cila u bë pacientja më e re në botë me koronavirus, duket se ia ka dalë.
Mirror raporton se ajo e ka mposhtur virusin. Kujtojmë këtu se një javë
më parë, një 103-vjeçare në Kinë u kurua nga sëmundja. Edhe në Indi
është shëruar pacienti i parë me koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re