Arben Luzi, ekspert rrugor ka treguar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV se kush janë rrugët më të rrezikshme në Shqipëri.

Arben Luzi, ekspert rrugor

Sipas tij, pika më e errët është një pjesë e Rrugës së Kombit, Rrëshen- Fushë Milot, por edhe në aksin Thumanë – Tiranë.

Po ashtu, Luzi gishtin e drejton edhe nga shoferët, për mënyrën si drejtojnë mjetet.

“Rruga më e rrezikshme në Shqipëri, ose pika më e errë është një pjesë e rrugës së Kombit ku mbaron rruga me dy karexhata, Rrëshen- Fushë Milot. Thumanë-Tiranë nga të dy anët. Kjo është e rrezikshme për shkak të ngarkesës, por edhe sepse kalon nga autostradë në një rrugë dytësore, shpejtësia e lëvizjes qëndron gati në të njëjtin nivel. Ka pasur aksidentet më të mëdhaja. Por edhe mënyra e ecjes le për të dëshiruar.

Rruga e zonës lindore, Elbasan deri pa shkuar në Pogradec. Edhe pse aksidentet kanë ndodhur për faje trashanike të shoferit”, tha Luzi.

Kthesat më të rrezikshme

“Kthesat më të rrezikshme janë në Elbasan Librazhd, ku bien edhe gurë nga lart. Shpesh herë ka dalje nga rruga. Ato kthesa që kemi dalje të shpeshte nga rruga janë të rrezikshme. Nuk e përballojnë dot shpejtësinë e lejuar me shpejtësinë që mban kthesa”, u shpreh Luzi.

Kryqëzimet me alarmante në Tiranë

“Kryqëzimi i Astriti ka ngarkesë sepse hinka e shishes është bërë tek Astiri. Të gjitha që vijnë nga casa italia aty do dalin dhe hyjnë. Ai rreth-rrotullimi i Astirit, aty fillon bllokimi i parë dhe vazhdon duke e bërë unazën të bllokuar dhe punimet në rrugë kanë influencën e tyre.

Kurse kryqëzimet e tjera të Tiranës është  edhe mënyra e ecjes së shoferëve.

Bota nuk ka fare polic në kryqëzime. Ne po nuk patëm një polic nuk ecin mjetet. Kodi rrugor nuk e ka shenjtën, me atë tabelën i thua ec”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re