Skip to content

“Bota po pret veprimin tonë”/ Berisha: Në 24 janar, protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana

Pas tensioneve në parlament, Opozita u rikthye sërish me “Foltoren” e saj para Kryeministrisë.

Disa ditë nga protesta e thirrur e 24 janarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se, ajo do të jetë më e fuqishmja që ka parë Tirana.

“Përpara nesh është një organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë. 24 janar do jetë protesta më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Tirana. Në parlament qëndrojnë hajdutët më të mëdhenj, që qëndrojnë aty, për t’ju thënë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur e do ju vjedhim. Shqiptarët po presin fitoren e opozitës. 24 janari është dita e së vërtetës së madhe. Mos ju mungojë guximi më 24 janar. Bota po pret veprimin tonë”, tha ndër të tjera Berisha.