Në përditësimin e saj të fundit, agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave AFAD thotë se 2,660 personelë nga 65 vende janë dërguar për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Së bashku me shpëtimtarët turq, 13,740 persona janë caktuar tashmë për të punuar në zonën e fatkeqësisë. Ata përdorin 629 vinça dhe 360 automjete.

AFAD thotë gjithashtu se një urë ajrore është krijuar dhe 146 fluturime ndihme janë bërë tashmë.

Janë dorëzuar gjithsej 300,000 batanije dhe 41,504 tenda familjare, së bashku me ngrohje dhe komplete kuzhine.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re