Që të mposhten mutacionet e Covid-10 duhet bërë edhe doza e tretë e vaksinës deri në vjeshtë.

Miliona njerëz duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës në mënyrë që të mposhtin muatcionet e reja të virusit që po shfaqen.

Shefat e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani kanë thënë që doza ekstra duhet marrë  në të njëjtën kohë që është dhe gripi nëpër këmbë.

Ministri i Shëndetësisë Edward Argar është shprehur se “do të ishte e parsyeshme” që të ketë një goditje vjetore të koronavirusit për tu mbrojtur nga llojet e reja të tij.

Ai tha për Sky News se: “Ajo që ne të gjithë do të prisnim është që çdo vit të kemi rritje të rasteve të rritjes me grip“. Ai tha se virusi “Gjithmonë do të përpiqet të na mashtrojë“, duke shtuar: “Ne sapo duhet të sigurohemi që të kalojmë përpara lojës dhe ta tejkalojmë atë.”

Edward Argar konfirmoi që në Britaninë e Madhe ka 147 raste të virusit të ri të Afrikës Jugore, mes shqetësimeve që ka vendi lidhur me virusin aktual.

Ai tha se ka besim të plotë që Mbretëria e Bashkuar do lëshojë dozën e tretë kundër Covid-19 deri në vjeshtë për një intervistë të dhënë për LBC.

Qeveria po teston me shpejtësi  rreth 80 mijë njerëz  në të gjithë Anglinë në tetë zona kryesore me shpresën së mund të gjejë të gjitha rastet e reja me virusin afrikan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re