E gjithë bota është vënë në lëvizje për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm ne kufi me Sirinë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale u shpreh se SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë.

 

“Kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”.

 

Bashkimi Europian shprehu angazhimin për të ofruar ndihmë përmes përfaqësuesit të lartë Josep Borrell, i cili shprehet se tashmë është aktivizuar mekanizmi për mbrojtjen civile, i cili do të dërgojë qindra ekipe kërkim-shpëtimi. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar pas tërmetit në Turqi.

 

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi mëngjesin e sotëm. Mbështetja e Evropës tashmë është në rrugë e sipër dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”,

 

Ndonëse tashmë prej një viti në luftë, presidenti Volodimir Zelensky u shpreh i gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme.

 

“Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”

 

Ndërkohë edhe kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, iu bashkua solidaritetit me Turqinë. Mesazhet e mbështetjes për Ankaranë kanë ardhur nga shumë vende të botës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re