Dyzet kryetarë shtetesh dhe qeverish pritet të marrin pjesë në një konferencë të sigurisë në Mynih këtë javë, forumi kryesor në botë për diskutimin e politikës ndërkombëtare të sigurisë.

Takimi i 53-të vjetor do të hapet nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri kanadez Justin Trudeau po vijnë në Bavari për herë të parë, me SHBA që dërgojnë tre përfaqësues: Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe atë të Energjisë, Dan Brouillette.

Nga Amerika vjen dhe kryekongresmenja Nancy Pelosi, një nga kritiket më të ashpra të Presidentit Donald Trump, dhe Mitt Romney, senatori i vetëm republikan që votoi së fundmi për shkarkimin e Trump.

Ministrat e Jashtëm të Kinës, Rusisë dhe Iranit – Wang Yi, Sergei Lavrov dhe Mohammad Javad Zarif gjithashtu marrin pjesë në samit

Në një kohë kur bota frikësohet nga përhapja e koronavirusit nga Kina, organizatorët njoftuan gjithashtu mbërritjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Një total prej më shumë se 500 liderësh nga politika, biznesi, shkencëtarët e komunitetit dhe shoqëria civile do të diskutojnë mbi krizat aktuale dhe sfidat e ardhshme të sigurisë nga e premtja deri të dielën.

Trazirat nga Libia në Gji, ndryshimi i klimës, e ardhmja e projektit evropian dhe marrëdhëniet transatlantike do të jenë në qendër të diskutimeve në hotelin luksoz Bayerischer Hof, i cili do të jetë një nga vendet më të mbrojtura në botë për tre ditë.

“Kemi kriza më të tmerrshme, zhvillime më të tmerrshme sesa mund t’i imagjinojmë”, tha Presidenti Wolfgang Ischlinger përpara konferencës.

Që nga konferenca e tij e parë në vitin 1963, Mynihu ka shërbyer si një lloj “tregu i ideve”, ku politikanët dhe ekspertët kanë ndërmarrë nisma dhe kanë zhvilluar zgjidhje për çështjet më kritike të sigurisë së së tashmes dhe të ardhmes.

Nisur gjatë Luftës së Ftohtë, konferenca u siguron atyre hapësirë ​​për ide diplomatike zyrtare dhe jozyrtare, dhe Bayerischer Hof siguron një strehë të sigurt për takime joformale të armiqve shpesh të betuar, duke arritur kështu moton e saj të “ndërtimit të paqes përmes dialogut”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re