Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i rasteve të reja dhe víktimave me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër ditë rekord infektimesh me Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të reja brenda 24 orëve arriti pothuajse 260 mijë, numri më i lartë i infektimeve qëkur filloi pandemia. Vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 mijë e 360 të vdékur nga Covid-19, shifra më e lartë e víktimave që nga 10 maji.

Sipas universitetit John Hopkins, të shtunën, shifra e të infektuarve shkoi zyrtarisht mbi 14 milion dhe mbi 600 mijë të vdékur. Ndërkohë në vendin tonë gjatë ditës së djeshme u raportuan nga ministria 102 raste të reja me Covid dhe 4 jetë të humbura.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re