Japonia ka siguruar 144 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19, por do të hedhë poshtë një pjesë pasi nuk ka mjaftueshëm shiringa të specializuara për të nxjerrë jashtë ampulës dozën.

Plani i vaksinimit të Japonisë do të dështojë për shkak të mangësive të shiringave të specializura.

Japonia ka siguruar 144 milionë doza të vaksinës Pfizer me të cilat mund të imunizohen 72 milionë njerëz, por fatkeqësisht plani do të dështojë dhe shumë qytetarë nuk do të marrin vaksinën.

Ndërkohë qeveria vendase i ka kërkuar prodhuesve në vend të rrisin numrin e shiringave të posaçme për të evituar skadimin apo flakjen e ampulave.

Japonia nuk është e vetme në hasjen e problemit teksa edhe SHBA e Bashkimi Evropian ka raportuar mungesa në shiringat me age të gjatë për të gjitha hapësirat e ampulës.

(R.G/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re