Franca është Kampione Bote pasi mundi në finale Kroacinë ndërsa dje Belgjika siguroj medaljen e bronzit të këtij botërori. Por ky botëror kishte shumë rekorde dhe çmime të tjera dhe pikërisht këto u ndanë sot.

Është kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç ai që është shpallur “Topi i Artë’’ i botërorit duke hedhur kështu kandidaturën e fortë për atë që do ndodh në fundin e vitit. Pas tij u renditën Eden Hazard dhe Kilian Mbape.

Por francezi adoleshent që u bë i dyti në moshë minore që shënon në një finale botërori arrin të madhin Pele, ia del edhe të shpallet lojtari më i mirë i ri në këtë botëror.

Ndërsa sulmuesi anglez Heri Kejn ia doli të shpallej golshënuesi më i mirë në këtë botëror me 6 gola të shënuar duke lënë pas vetes Grizman, Mbape, Ronaldo, Lukaku dhe Çerishev me nga 4 gola.

Ndërsa Spanja është shpallur skuadra fair – play, si skuadra që kishte grumbulluar më pak kartona në këtë kompeticion. Përsa i përket finales është pikërisht Antuan Grizman që shpallet futbollisti i ndeshjes ndërsa portieri belg Tibua Kurtua është shpallur doreza e artë e botërorit.

Në këtë botëror u shënuan 168 gola nga të cilat plot 29 janë shënuar me autugola  edhe ky një rekord më vete. Ndërsa trajneri i Francës, Didie Deshamp bëhet i treti që e ka fituar këtë trofe edhe si futbollist edhe si trajner./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re