Në prag të nisjes së Botërorit të Katarit, në Doha është parë të valëvitet dhe flamuri shqiptar.

Ndër ata që pozojnë me cohën kuqezi me shqiponjë dy krerëshe, është dhe një Iljaz Ademi, me qeleshe në kohkë, që thuhet se është nipi i një prej figurave më të shquara të botës islame, Shejh Albanit, me banim në Riad.

Shqipëria ende nuk merr pjesë në ndonjë Botëror futbolli, ndërkohë që ka thyer akullin me Europianët, duke u kualifikuar në 2016-ën.

Por gjithsesi, flamuri shqiptar është i pranishëm dhe në këto evente të mëdha, prej tifozerisë shqiptare apo dhe prej atyrë që u pëlqen flamuri shqiptar, siç u pëlqejnë të bëjnë shqiponjën më duar.

Kujtojmë gjithashtu se shumë shqiptarë jetojnë në Katar, siç në Saudi apo Emirate, në këtë të fundit më së shumti për studime islame. /tesheshi.com/   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re