Një bot me solar është derdhur mbrëmjen se së mërkurës në aksin Patos – Ballsh në vendin e njohur si Qafa e Lalarit. Për pasojë disa mjete të rënda autobote kanë mbetur të bllokuar për disa orë. Për të pastruar rrugën dhe normalizuar lëvizjen është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse nga Patosi e Fieri. Rruga është hapur pas disa orësh, ndërsa gjatë ditës së sotme këshillohet të bëhet kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet nëse nisin reshjet e shiut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re