Është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në listën e publikuar ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

 

Botimi në Fletoren Zyrtare duhet të pasohet nga lëvizja e presidentit Ilir Meta për të zgjedhur gjyqtarin e dytë në ‘Kushtetuese’, por në një letër sqaruese dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidenti refuzoi të ndërmerrte këtë hap.

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë, e pasuar nga Fiona Papajorgji 88.785 pikë, Elsa Toska 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari 82.000 pikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re